Vetëvendosje: Marrim mbështetje nga Internacionalja Socialiste dhe Partia e Socialistëve Evropianë (PES)
“Internacionalja Socialiste dhe Partia e Socialistëve Evropianë (PES) shprehin mbështetje për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrin Albin Kurti”, thuhet në njofitmi ne Lëvizjes Vetëvendosje.
Më tej në njoftim thuhet: Në prag të zgjedhjeve të 7 Qershorit, dy organizata të rëndësishme politike ndërkombëtare si Internacionalja Socialiste dhe Partia e Socialistëve Evropianë (PES) kanë shprehur mbështetjen e tyre për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Internacionalja Socialiste, përmes një mesazhi publik, ka uruar sukses për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrin Albin Kurtin, duke theksuar: “Ne qëndrojmë me ju”.
Ndërkaq, Partia e Socialistëve Evropianë (PES) ka nënvizuar se Lëvizja VETËVENDOSJE!, është forca politike që mund të garantojë stabilitet, një agjendë të fuqishme sociale dhe kushte më të mira jetese për qytetarët në të gjithë Kosovën.
Këto mbështetje nga partnerë të rëndësishëm ndërkombëtarë dëshmojnë besimin në qeverisjen e mirë, orientimin progresist dhe përkushtimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zhvillim, drejtësi sociale dhe mirëqenie për të gjithë.
Krejt për Shtet e Shtet për Krejt, vazhdojmë 116”, përfundon njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje.