DYLON

Pakot BABY BOX i përfitojnë 31 familje nga Komuna e Kamenicës

Pakot BABY BOX i përfitojnë 31 familje nga Komuna e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka shpërndarë pakot BABY BOX për përfituesit e radhës në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për familjet me foshnja të sapolindura.

Me këtë rast, kryetari Rahimaj i ka uruar prindërit për ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre, duke theksuar se mbështetja institucionale për familjet dhe mirëqenia e foshnjave mbeten ndër prioritetet kryesore të komunës.

EkoHigjiena

“Kjo pako është menduar me shumë kujdes që të jetë sa më e dobishme për familjet. Ajo përmban produkte jo vetëm për foshnjat deri në moshën njëvjeçare, por edhe për kujdesin ndaj nënave. Ne gëzohemi për çdo fëmijë që vjen në jetë dhe do të vazhdojmë të jemi pranë familjeve në momentet më të rëndësishme të tyre, qoftë edhe me një mbështetje modeste. Po ashtu, Komuna e Kamenicës ofron edhe mbështetje financiare për prindërit me rastin e lindjes së fëmijës, përkatësisht 200 euro për fëmijën e parë, 250 euro për fëmijën e dytë dhe 300 euro për fëmijën e tretë”, ka thënë kryetari Rahimaj.

Pakot BABY BOX janë shpërndarë për 31 përfitues, në shpërndarjen e dytë të realizuar gjatë këtij viti. Ndërkohë, një numër përfituesish vazhdojnë të jenë në listën e pritjes dhe do të njoftohen sapo komuna të furnizohet me pako të reja. /2LONLINE/