DYLON

Isufi: Do të vazhdojnë inspektimet për të garantuar shërbime cilësore për qytetarët

Isufi: Do të vazhdojnë inspektimet për të garantuar shërbime cilësore për qytetarët
Avatar photo Redaksia

Ekipi i NPL “Tregu” Sh.A. ka  bërë inspektime në terren për të vlerësuar gjendjen e hapësirave publike në fshatrat që janë nën mirëmbajtjen e kësaj ndërmarrjeje.

Inspektimi është realizuar nga Koordinatori i Departamentit të Hapësirave Publike dhe Zyrtari për Logjistikë, të cilët kanë vizituar fshatrat Perlepnicë, Malishevë, Llashticë, Zhegër, Haxhaj, Demiraj, Pidiq dhe Cërnicë, si dhe zonat përreth Liqenit të Perlepnicës dhe Liqenit të Livoçit, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

Gjatë vizitës në terren është konstatuar se punëtorët e angazhuar kanë qenë në krye të detyrës dhe po kryejnë obligimet e tyre me përkushtim dhe përgjegjësi.

U.d. Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Tregu”, Bajram Isufi, tha se ndërmarrja po vazhdon monitorimin e rregullt të punëve në terren me qëllim ruajtjen e standardeve të mirëmbajtjes së hapësirave publike.

“Inspektimet e vazhdueshme na ndihmojnë të kemi një pasqyrë të qartë për gjendjen në terren dhe të sigurohemi që shërbimet ndaj qytetarëve po realizohen sipas standardeve të kërkuara. Nga ajo që kemi konstatuar, gjendja e hapësirave publike është e mirë dhe puna e ekipeve tona meriton vlerësim”, është shprehur Isufi, transmeton 2LONLINE.

Ai theksoi se përkushtimi i punëtorëve po reflektohet drejtpërdrejt në mirëmbajtjen e mjedisit dhe krijimin e hapësirave më të pastra e më të rregullta për qytetarët.

“Angazhimi i stafit tonë në terren është thelbësor për ruajtjen e pastërtisë dhe rregullit në hapësirat publike. Do të vazhdojmë me monitorime të tilla për të garantuar shërbime cilësore dhe një ambient sa më të mirë për banorët”, ka shtuar Isufi.

Ai shtoi se sipas gjetjeve të ekipit inspektues, gjendja e përgjithshme e hapësirave publike në zonat e vizituara rezulton e mirë dhe e kënaqshme, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të ndërmarrjes për mirëmbajtjen e mjedisit publik.  /2LONLINE/