PDK: Platforma jonë e duhura, për ta nxjerrë vendin tonë nga kriza
Në kuadër të aktiviteteve elektorale për zgjedhjet e 7 Qershorit, PDK-ja e Gjilani ka organizuar takime edhe në Miresh ku ka kërkuar mbështetje për kandidatët e saj.
“Mbrëmjen e përmbyllëm në fshatin Miresh, në një bashkëbisedim të këndshëm mes aktivistëve tanë të palodhur. Diskutuam për platformën tonë politike, e cila padyshim është e duhura për ta nxjerrë vendin tonë nga kriza”, thuhet në njoftim.