PDK-ja merr mbështetje në Bresalc
Partia Demokratike Kosovës (PDK), Dega në Gjilan ka vazhduar aktivitetin e saj elektoral për zgjedhjet e 7 Qershorit, me takime në Bresalc.
Drejtuesit e PDK-së thanë se u mirëpritën dhe morën përkrahje për kandidatët e saj si dhe për kandidatin për kryeministër, liderin e tyre Bedri Hamzën.
“Nga takimi me banorët e fshatit Bresalc, me të cilët diskutuam për sfidat e problemet të cilat e kanë kapluar Kosovën. Të gjithë e duan ndryshimin, e ai vjen me Bedri Hamzën Kryeministër”, thuhet në njoftimin e PDK-së.