Pensionohet Rabit Matoshi
Profesori i Edukatës Fizike, Rabit Matoshi pensionohet pas më shumë se katër dekadash në shërbim të arsimit
Pas më shumë se 40 vitesh kontribut të çmuar në fushën e arsimit dhe edukimit, profesori Rabit Matoshi ka përmbyllur karrierën e tij profesionale, duke u pensionuar me respektin dhe mirënjohjen e kolegëve, nxënësve dhe komunitetit arsimor.
Me këtë rast, kolektivi i ShFMU “Rexhep Elmazi” në Gjilan ka shprehur falënderimet dhe vlerësimet më të larta për punën dhe përkushtimin e profesorit Matoshi, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë shembull i profesionalizmit, përgjegjësisë dhe përkushtimit ndaj edukimit të brezave të rinj.
Gjatë dekadave të punës së tij, ai ka kontribuar në formimin e shumë gjeneratave të nxënësve dhe studentëve, të cilët sot janë pjesë aktive e jetës shoqërore dhe profesionale në Kosovë dhe më gjerë.
Në mesazhin e urimit për pensionim, kolegët e kanë vlerësuar profesorin Matoshi si një mësimdhënës të përkushtuar, koleg të respektuar dhe njeri me vlera të larta njerëzore e profesionale, duke theksuar se trashëgimia e tij në arsim do të mbetet e paharruar.
ShFMU “Rexhep Elmazi” dhe kolektivi i saj i kanë uruar profesorit Rabit Matoshi shëndet, lumturi, mbarësi dhe vite të gjata e të qeta pranë familjes dhe më të dashurve të tij, duke e falënderuar për kontributin e dhënë ndër vite në edukimin dhe formimin e brezave. /2LONLINE/
