DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tetë aktakuza ndaj tetë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tetë aktakuza ndaj tetë personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjajte prej 48 orësh dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza ndaj tetë (8) personave.

Ndalimet me me urdhër të prokurorit :

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8)  personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.   /2LONLINE/