Rexhepi: Ndërmarrjet e sukseshme i japin hov zhvillimit ekonomik në shtetin që zbaton politika për krejt
Në kompaninë e shërbimeve të telekomunikimit “Telkos”, kandidatja për deputete e Vetëvendosjes, Arijeta Rexhepi tha se pa nga afër rezultatet e një vizioni të ndërtuar me përkushtim ndër vite.
“Me shërbime të shtrira në gjithë vendin, kompania nga Gjilani sot është lidere në fushën e telekomunikimit me numër të konsiderueshëm punëtorësh që, përmes angazhimit të tyre e mbajnë të qëndrueshme dhe të suksesshme organizatën”, ka thënë Arjeta Rexhepi e Vetëvendosjes.
Ajo shtoi se ndërmarrjet si “Telkos” i japin hov zhvillimit ekonomik në shtetin që zbaton politika për krejt.