DYLON

Ministrja Rizvanolli viziton “Hidromoravën”, vlerësohen projektet zhvillimore në sektorin e ujësjellësit

Ministrja Rizvanolli viziton “Hidromoravën”, vlerësohen projektet zhvillimore në sektorin e ujësjellësit
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava” Sh.A., Ymer Salihu, së bashku me menaxhmentin dhe Bordin e Drejtorëve, kanë pritur në takim ministren në detyrë të Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Gjatë takimit, drejtuesit e kompanisë dhe ministrja diskutuan për rezultatet e arritura deri më tani, si dhe për zhvillimin e projekteve në sektorin e ujësjellësit. Në këtë takim u vlerësua pozitivisht performanca e kompanisë dhe angazhimi në realizimin e projekteve zhvillimore.

EkoHigjiena

Pas takimit, u zhvillua edhe një vizitë në FPU Përlepnicë, ku janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e rezervuarit të ri me kapacitet prej 3500 metra kub. Sipas njoftimit, ky investim pritet të mundësojë furnizim më të sigurt dhe më cilësor me ujë për konsumatorët e Komunës së Gjilanit.

Në kuadër të projektit FLOWS, përveç ndërtimit të rezervuarit të ri, janë paraparë edhe ndërrimi i gypit kryesor fi 600, zëvendësimi i pompave të vjetra me pompa të reja dhe më efikase, si dhe investime të tjera në infrastrukturën ujore.

Kryeshefi Ekzekutiv Ymer Salihu falënderoi ministren Rizvanolli për përkrahjen e vazhdueshme që Ministria e Ekonomisë po u jep projekteve dhe zhvillimit të KRU “Hidromorava” Sh.A. /2LONLINE/