“Amaneti i brezave mbi supet e Hysen Zhujës”, botimi më i ri i Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”
Së shpejti
“AMANETI I BREZAVE …” BOTIMI MË I RI I SHTËPISË BOTUESE “BEQIR MUSLIU”
Një emër i ri dhe një vepër e re, përmes historisë familjare të tre brezave, shpërfaqen përmes një rrëfimi gati njëqindvjeçar nën titullin, AMANETI I BREZAVE mbi supet e HYSEN ZHUJËS.
Ibrahim Hyseni, me romanin e tij të parë, arrin ta sublimojë përpjekjen e njëqindvjetështit të fundit të një familjeje nga Gollaku për çlirimin dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare nga kthetrat e pushtuesve.
Brenda 345 faqeve të këtij libri që pritet të përurohet më 14 maj 2026 në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan, në vazhdën e veprimtarive letrare “Shpalime pranë vere”, lexuesi ka çka të lexojë e të mësojë për historinë e kësaj Kosove, përmes një rrëfimi që vjen sa me elemente letrare, historike po edhe dokumentuese të tre personazheve kryesorë të cilët nuk ngurrojnë ta bëjnë atë që u takon për vendin dhe kombin e tyre. /2LONLINE/
