DYLON

Brenda ditës 51 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 172 gjoba trafiku

Brenda ditës 51 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, shqiptohen 2 mijë e 172 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Referuar statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit, kanë ndodhur 51 aksidente trafiku, prej të cilave, 1 me fatalitet, 19 me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.

Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 172 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, brenda ditës janë arrestuar edhe 22 persona, 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në ndalim policor. /2LONLINE/