DYLON

Agim Rashiti demonstruesi i parë në Gjilan që ra për lirinë e Kosovës

Agim Rashiti demonstruesi i parë në Gjilan që ra për lirinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Gjilani nuk njeh rast tjetër të vrasjes në demonstratë kundër Serbisë pushtuese!

Dëshmori i Kombit Agim Rashiti është i pari!

EkoHigjiena

Agimi mbetet shqiptari i parë në këtë qytet që u vra gjatë demonstratave, duke u bërë kështu një nga gurët e parë në themel të rezistencës kundër padrejtësisë dhe shtypjes pushtuese serbe në Kosovë!

Më 27 Mars të viti 1989, në kulmin e tensioneve politike dhe shtypjes së egër serbe në Kosovë, shqiptari liridashës Agim Rashiti, doli në rrugë bashkë me popullin e tij, me guxim dhe vendosmëri, demonstroi si luan i vërtetë!

Aty, në mesin e demonstruesve, ai u përball me dhunën e egër pushtetit policor serb dhe u vra nga policia pushtuese serbe!

Gjaku i Agim Rashitit u bë thirrje për bashkim dhe frymëzim për brezat që pasuan, të cilët vazhduan rrugën drejt lirisë që ai dhe shumë të tjerë e nisën me jetën e tyre!

Rënia e tij në demostratë nuk ishte fundi, por ishte fillimi i një epoke të re të vetëdijes dhe qëndresës heroike te popullit shqiptar që do të pasonte në vitet në vazhdim, deri në çlirimin e Kosovës më 12 Qërshor 1999!

/Ismet Sylejmani – Ish-anëtar i Këshillit të Rrethit të LPK-së, ish-organizator dhe ish-drejtues i Demonstratës së parë në Gjilan më 27 Mars 1989!/