Mbahet gara ndërkombëtare e matematikës Kangaroo 2026
“Sot u mbajt me shumë sukses gara ndërkombëtare e matematikës Kangaroo 2026, duke mbledhur një numër të madh nxënësish të talentuar dhe entuziastë nga shkolla të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit.
Kjo garë, e njohur për promovimin e mendimit logjik dhe dashurisë për matematikën, ofroi një përvojë sfiduese dhe motivuese për të gjithë pjesëmarrësit.
Nxënësit patën mundësinë të testojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një atmosferë garuese, por njëkohësisht edhe frymëzuese.
“Falënderojmë të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen, mësimdhënësit për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe organizatorët për angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e kësaj gare. Urime dhe suksese të gjithë garuesve”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit. /2LONLINE/
