Në 24 orët e fundit 60 aksidente, mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku dhe 16 të arrestuar
Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 132 tiketa gjobitëse ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut, brenda 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit.
Sipas raportit policor, në këtë periudhë janë regjistruar 60 aksidente trafiku, prej të cilave 27 me persona të lënduar dhe 33 të tjera vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, autoritetet bëjnë të ditur se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 16 persona, ndërsa 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, derisa 3 në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për respektim të rregullave në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. /2LONLINE/
