QKMF në Viti me aktivitet të përbashkët me Hendikos dhe Personat me Aftësi të Kufizuar në shënimin e Ditës Botërore të Tuberkulozit
Me rastin e 24 marsit- Ditës botërore të Tuberkulozit QKMF në Viti në kordinim me Hendikos në Viti u bënë pjesë e ligjëratës” Tuberkulozi dhe trajtimi i tij”, i cili është mbajtur nga Dr.Edona Zeka.
Në fund të ligjëratës janë shpërndarë broshura me informacione për tuberkulozin si dhe këshilla dhe informacione për sëmundjen dhe kujdesin në rast të infektimit të ndonjë personi në familje.
Përndryshe, sipas dr.Vjollca Kadolli Halili- drejtoreshë e QKMF-së në Viti sot janë mbajtur një sërë aktivitetesh në shënim të kësaj dite.
Dita botërore e Tuberkulozit organizohet çdo vit në 24 mars, dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për pasojat e rënda shëndetësore, sociale dhe ekonomike të Tuberkulozit (TB), si dhe rritjen e përpjekjeve për t’i dhënë fund epidemisë botërore të turbekulozit. /2LONLINE/
