Pensionohet Rreshter Major i FSK-së, Bedri Zuka
Me rastin e përfundimit të shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, u zhvillua ceremonia e pensionimit të Rreshter Major i FSK-së, Bedri Zuka.
Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tij, Rreshter Majori Bedri Zuka u prit nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili vlerësoi lart profesionalizmin, përkushtimin dhe rolin e tij në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast, Gjeneral Jashari i ndau Medaljen e Karrierës Rreshter Major Zukës, si vlerësim i veçantë për shërbim të ndershëm dhe të palodhur në uniformë.
“FSK i shpreh falënderimet më të sinqerta për punën dhe sakrificën e tij, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në etapën e re të jetës. Faleminderit për shërbimin”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /2LONLINE/
