Qyteza Houten në Hollandë, shembull i një demokracie të vërtetë për t’u vlerësuar deri në fund
Nga: Isak N. Bilalli
Mandati i ri për të zgjedhurit është i rëndësishëm, sepse në këshillin bashkiak priten të merren vendime të rëndësishme që do të përmirësojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së qytetarëve në këtë vend – kryetarja e Bashkise Houten, Karen Heerschop.
Tetëmbëdhjetë marsi i vitit 2026 ishte dita kur holandezët iu drejtuan kutive te votimit për të zgjedhur kështu 8000 anëtarët e rinj të këshillave bashkiake në gjithsej 340 komuna. Në këto zgjedhje morën pjesë të gjithë qytetarët me të drejtë vote, përfshirë edhe banorët me leje-qëndrim pesëvjeçar.
Si çdo herë, edhe houtenzët dolën në votime për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Në mesin e tyre, do to votoja edhe unë për herë të dytë si qytetar i këtij vendi, tash e 6 vjet. Kësaj radhe, edhe banorët e Houtenit dolën në votime për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, dhe se njëri prej votuesve isha edhe unë duke votuar për herë të dytë, tashmë si qytetar i këtij tash e gjashtë vjet.
Si çdo herë, votën time e kisha menduar me kohë, sepse isha në dijeni lidhur me programet zgjedhore të subjekteve politike dhe kisha ndjekur nga afër punën e nismës qytetare Naturlijke Houten sa i përket zhvillimit te qytetit, dhe në këtë mënyrë, vota ime në këto zgjedhje i shkonte kësaj nisme. Paraprakisht, kisha takuar kryetaren dhe kandidatet duke shprehur konsideratën dhe zotimin tim si qytetar me besimin se të zgjedhurit e rinj do të ndërmarrin hapa konkret ne vazhdimin e politikave zhvillimore te qytetit.
Kisha marrë këtë vendim qe ky subjekt, përmes përfaqësuesve të këshillit bashkiak, do të shërbente si zgjidhje konkrete ndërmjet përplasjeve të subjekteve politike me te mëdha për te cilat qytetaret ishin të ndarë ne dysh; për dhe kundër ndërtimit të një qendre për azilkërkues. Kjo teme ishte molle sherri dhe qytetaret eskaluan ne protestë të dhunshme në tetor të vitit 2025 nga të cilat pritjet e mija ishin që dita e zgjedhjeve do të reflektonte apo shpërfaqte ndasitë e krijuara n lidhje me këtë çështje. Kjo ishte edhe një arsye që parashikoja reflektim te një doze tensionimi te situatës politike në të cilën do ndjeheshin pakënaqësitë në mesin e votuesve, por mendoj se e kisha gabim.
Dita e zgjedhjeve ishte një dite nga më të rëndomtat ku qytetaret shprehin vullnetin e tyre pa u ndikuar fare. Këtë ndjesi ma konfirmoi edhe kryetarja e qendrës se votimit, një grua në prag pensionimi, e cila me thjeshtësinë dhe modestinë e saj, argumentoi se kjo ishte një praktikë e zakonshme e cila dëshmon nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare që kanë votuesit në raport me procesin zgjedhor.
Pas daljes nga qendra e votimit, po shkoja për te psonisur nëpër dyqanet në shesh të qytetit dhe aty takoj një nga kandidatet për këshill bashkiak, Tijm Corporaal i cili gjatë mandatit të kaluar ishte drejtues i kuvendarëve në Naturlijke Houten. Për befasinë time, ai nuk ndodhej në kafe duke pritur në ankth rezultatin e zgjedhjeve me aktivistet e partisë, por ishte me një qese ne dorë dhe po mblidhte mbeturina e letra që ishin hedhur nga qytetaret kryesisht të rinjtë të cilët po luanin në një kënd argëtimi. Për një çast heshta, sepse nënvetëdija ime nuk ishte e gatshme të shihte këtë mbrëmje duke e pastruar sheshin nga mbeturinat.
Zt. Corporaal me tha – ndërmora këtë iniciativë sepse atypari kishte nevojë të pastrohej ambienti dhe vendosa të bëj diçka për të mirën e komunitetit. Qasja e tij me la pafjalë, sepse asgjë nuk ishte e imponuar apo e stisur por ai realisht ishte vetja e vet dhe me këtë veprim ai veçse po i jepte vërtetësinë e zotimit të tij politik dhe po dëshmonte nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare qe ai posedon dhe subjektin me të cilin po garonte.
Me thënë të drejtën u ndjeva shume i lumtur dhe i gëzuar se kisha votuar drejt, për subjektin e duhur dhe se ky veprim i tij po me certifikonte nivelin më të lartë të integritetit dhe përgjegjshmërisë që një i zgjedhur duhet ta kishte. Duke e pare Zt. Corporal me qese në dorë, u binda se të zgjedhurit holandez, dhe pikërisht ata që paraqesin si objektiv politik, nuk e kane sa për sy e faqe, por vërtetë mendojnë dhe nuk ndalen se punuari në realizimin sa më të plotë të këtij qëllimi.
Ajo çka më bëri më shumë përshtypje ku në një cep tjetër të sheshit pikasa edhe Kryetaren e Bashkisë se qytetit, Karen Heerschop, me te cilën arrita të bëj një bashkëbisedim të shkurtër në lidhje me atë që më kishte rënë në sy në këtë proces zgjedhor. Meqë ky nuk ishte komunikimi im i parë me te, ajo u shpreh se këto vrojtime janë te sakta sepse duhet kuptuar që jo vetëm në Houten por në të gjithë Holandën ekziston një fryme e njëjtë e vetëdijes së lartë qytetare, të cilën e kanë votuesit holandez. ‘Këtu votohet lirshëm dhe qytetarët e shprehin vullnetin e tyre pa ndikime nga jashtë, por me të njëjtën vetëdije funksionojnë edhe të zgjedhurit. E rëndësishme është që sistemi këtu nuk është i korruptuar në krahasim me vendet me demokraci të brishta, prandaj dhe ndodhem këtu bashke edhe me anëtarë të tjerë të kuvendit dhe afër të rinjve ku argëtohen.
Pra, në këtë ambient ndjehem e relaksuar vetëm duke ndjekur nga afër argëtimin e te rinjve ’ u shpreh kryetarja Heerschop. /2LONLINE/

