NPL “Tregu” Sh.A: Urime Fitër Bajrami!
Të nderuar qytetarë,
Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, NPL “Tregu” Sh.A ju uron këtë ditë të bekuar, e cila shënon edhe përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pas një muaji agjërimi, devotshmërie dhe reflektimi, le të mbizotërojnë paqja, harmonia dhe begatia në familjet dhe zemrat tuaja. Qofshin sofrat tuaja të mbushura me mirësi dhe shtëpitë tuaja me dashuri.
Ju njoftojmë se, me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Administrata e Ndërmarrjes, Tregu i Gjelbër, lokalet afariste dhe parkingu i ndërmarrjes do të jenë të mbyllura.
Urime Fitër Bajrami!
