Fëmijët e IP “Filizat” marrin dhurata në prag të Fitër Bajramit
Fëmijët e IP “Filizat” marrin dhurata në prag të Fitër Bajramit. Ata janë vizituar nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selami Klaiqi, si dhe Hoxhën e Xhamisë së Madhe në Koretin, Selami Kqiku.
Rahimaj, Klaiqi dhe Kqiku shpërndanë dhurata për fëmijët, të cilat u siguruan nga Xhamia e Madhe në Koretin në shenjë solidariteti dhe përkujdesjeje ndaj fëmijëve, duke përcjellë mesazhe dashurie, humanizmi dhe festimi të përbashkët. /2LONLINE/
