Të enjten mbahet mbledhje komemorative në nderim e kujtim të gazetares Elife Sherifi
Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetares, zëdhënëses se klubit futbollistik “Drita”, e aktivistes Elife Sherifi, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon mbledhje komemorative për të nderuar kontributin e saj për qytetin.
Elifija ka lënë gjurmë në gazetari, duke mbuluar me shumë dashuri ngjarjet sportive dhe jo vetëm të qytetit tonë.
Mbledhja komemorative para ceremonisë së varrimit do të mbahet nesër më datë 19 Mars, në ora 10:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.
