DYLON

Spitali i Gjilanit: Jemi në fazën e renovimit të hapësirave kryesore…

Spitali i Gjilanit: Jemi në fazën e renovimit të hapësirave kryesore…
Avatar photo Redaksia

“Menaxhmenti i Spitalit të Gjilanit njofton qytetarët – shfrytëzuesit e shërbimeve tona se aktualisht jemi në fazën e renovimit të hapësirave kryesore, prandaj, gjatë këtyre dy viteve do të përballemi me reduktim të kapaciteteve tona, por ju sigurojmë se angazhimi dhe përkushtimi i personelit profesional do të jetë në maksimum”,  thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

Drejtuesit e këtij Spitali thanë se kanë mbështetjen e vazhdueshme nga Ministria e Shëçndetësisë dhe Shërbimi Spiyalor Klinik Universitar i Kosovës, në realizimin e projekteve të mëdha dhe arritjen e synimeve që ka Spitali.

EkoHigjiena

“Gjatë kësaj periudhe kohore kërkojmë gjithashtu mirëkuptimin tuaj, pasi që jemi duke u përballur edhe me mungesë të disa profileve të profesionistëve shëndetësorë, por jemi në proces të zgjidhjes shumë të shpejtë edhe të këtij problemi. Po ashtu, në rast të pakënaqësive të evidentuara ndaj personelit shëndetësor, ju sigurojmë se do të merren masat adekuate që janë në fuqi”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Gjilanit. /2LONLINE/