DYLON

Ekipi i nxënësve të SHFMU “Thimi Mitko” kampion në nivel komunal në futsall

Ekipi i nxënësve të SHFMU “Thimi Mitko” kampion në nivel komunal në futsall
Avatar photo Redaksia

Sporti Shkollor në Gjilan që është përgjegjës për organizimin dhe menaxhimin e garave sportive të nxënësve të komunës së Gjilanit ka bërë me dije se ekipi i nxënësve të SHFMU “Thimi Mitko” është kampion komunal në garat komunale në futsall.

Ky ekip nxënësish nga kjo shkollë nën udhëheqjen e profesorit të Edukatës Fizike dhe Shëndetësore Shpend Sylejmani, treguan përkushtim, talent dhe punë ekipore të shkëlqyer.

EkoHigjiena

“Shkollës tonë fituese i urojmë suksese në garat regjionale dhe republikane. Shpresojmë që këtë vit, titulli “Kampion Kombëtar” të vjen në Gjilan”, ka thënë Shpend Sylejmani.

Ndërkohë, edhe Shkolla “Thimi Mitko”, i ka uruar nxënësit e saj, që nën udhëheqjen e profesorit Shpend Sylejmani, arritën këtë sukses, duke iu dëshiruar suksese edhe në garat e mëtutjeshme.  /2LONLINE/