Diskutojnë për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës së Preshevës
Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme e Komunës së Kamenicës, Arlindë Sejdiu, ka pritur në takim Koordinatorin e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Enver Haziri.
Në këtë takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit institucional, si dhe për krijimin e lehtësirave në procedurat administrative për qytetarët e Luginës së Preshevës në procesin e fitimit të shtetësisë së Republika e Kosovës.
Gjithashtu u theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional për t’ua mundësuar qytetarëve të Luginës qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në procedurat përkatëse. /2LONLINE/
