KV Drita fituese e Turneut Mbarëkombëtar në volejboll, Kupa “Adem Jashari”
Në kuadër të aktiviteteve për Epopeja e UÇK‑së dhe festave të marsit në Skenderaj, u përmbyll me sukses turneu mbarëkombëtar në volejboll Kupa “Adem Jashari”, një aktivitet që bashkoi ekipe nga Kosova dhe Shqipëria në nderim të historisë, sakrificës dhe unitetit kombëtar.
Pas ndeshjeve shumë konkurruese, kampion i turneut u shpall ekipi KV Drita, i cili në finale mposhti ekipin KV Ferizaj me rezultat 3-1, duke treguar lojë cilësore dhe stabilitet gjatë gjithë turneut.
Rezultatet e gjysmëfinaleve
- KV Skenderaj 0-2 KV Ferizaj
- KV Drita 2-0 KV Fushë Kosova
MVP u shpall lojtarja e KV Drita – Dhuratë H. Sylejmani
Medaljet dhe mirënjohjet për ekipet pjesëmarrëse u ndanë nga: Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport – Kosovare Ahmeti, Organizatori i turneut – Agron Istogu, • Nënkryetarja e Federatës së Volejbollit – Emine Ramadani si dhe zyrtarë të tjerë të Federata e Volejbollit e Kosovës.
Organizatori falënderoi përzemërsisht të gjitha ekipet pjesëmarrëse që i dhanë vlerë këtij turneu: KS Partizani – Tiranë, KS Teuta – Durrës, KV Drita – Gjilan, KV Ferizaj – Ferizaj, KV Fushë Kosova – Fushë Kosovë, KV Skenderaj – Skenderaj.
“Në nderim të sakrificës së djeshme, brezat e sotëm garojnë me zemër e krenari. “Kupa Adem Jashari” mbetet një kujtesë se sporti dhe historia jonë ecin së bashku – me respekt për të kaluarën dhe me shpresë për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e organizatorit, KV Skenderaj. /2LONLINE/
