Sot, përkujtuam Familjen e cila i dha orientim lirisë tonë me sakrificën më të lartë të flijimit që mbetet unike në histori
Ahmet Isufi – / Kuvendi Komunal i Gjilanit, Seancë Solemne kushtuar Epopesë së UÇK-së/
Sot, përkujtuam Familjen e cila i dha orientim lirisë tonë me sakrificën më të lartë të flijimit që mbetet unike në histori.
Familja Jashari në krye me Komandantin Adem Jashari, nuk ishte rastësisht në përballje më të fuqishme që ka ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore, duke u sakrifikuar me fëmijë, gra, burra, të rinj e të reja.
Kjo rënie, aq sa e tronditi popullin shqiptar po aq e mobilizoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për kundërvënie armikut.
Liria dhe pavarësia e Kosovës, ndodhën sepse ndodhi kthesa e madhe historike bazuar në heroizmin e sakrificën e popullit tonë dhe në aleancën e fuqishme me ShBA-të dhe NATO-n.
Lavdi e përjetshme Familjes Jashari dhe të gjitha familjeve të Dëshmorëve të Kombit!
