Prokuroria Themelore Gjilan ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, si të dyshuar për veprën penale Lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”. /2LONLINE/
