DYLON

LRF e Gjilanit: Po fillon stinori pranveror

LRF e Gjilanit: Po fillon stinori pranveror
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur takimi me përfaqësuesit e shkollave të futbollit në lidhje me organizimin dhe fillimin e kampionatit pranveror për grupmoshat e reja, bënë të ditur Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit.

Pas diskutimeve dhe koordinimit të përbashkët, u vendos që: Liga U13 (Fatosat) dhe U15 (Pionierët) të fillojë më datë 14/15.03.2026.

EkoHigjiena

Liga U17 (Kadetët) do të nisë më datë 21/22.03.2026.

Kinderliga pritet të fillojë më datë 28.03.2026.

Ky organizim synon mbarëvajtjen sa më të mirë të garave, përgatitjen optimale të ekipeve dhe zhvillimin e vazhdueshëm të futbollit te të rinjtë.

“I ftojmë të gjitha shkollat, trajnerët dhe prindërit që të kontribuojnë në një kampionat korrekt, me frymë sportive dhe respekt të ndërsjellë”, thuhet në fund të njoftimit të LRF e Gjilanit.  /2LONLINE/