Hyseni: Shkolla e Mjekësisë s’do të shërbejë vetëm për Gjilanin, por për të gjithë të rinjtë nga rajoni
“Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan”, thotë Kryetari i Komunës së Gjilanit, sipas të cilit një kapitull i ri për arsimin në Gjilan.
Sipas tij, objekti i ri i Shkollës së Mesme të Mjekësisë po hyn në fazën përfundimtare.
“Investimi prej 3.3 milionë eurosh po konkretizohet në hapësira moderne mësimore, laboratorë funksionalë dhe kushte dinjitoze për nxënësit”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se kjo shkollë nuk do të shërbejë vetëm për Gjilanin, por për të gjithë të rinjtë nga rajoni, duke forcuar rolin e qytetit tonë si qendër e rëndësishme e arsimit profesional në fushën e mjekësisë. /2LONLINE/
