DYLON

Drejtori i Arsimit Jeton Rexhepi takon drejtorët e shkollave

Drejtori i Arsimit Jeton Rexhepi takon drejtorët e shkollave
Avatar photo Redaksia

Sot, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, Jeton Rexhepi, mbajti një takim me drejtorët e institucioneve arsimore parashkollore, shkollave fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta.

Sipas drejtorit Rexhepi, qëllimi i këtij takimi ishte dëgjimi i drejtpërdrejtë i kërkesave, sfidave dhe problematikave me të cilat përballen shkollat tona, si dhe forcimi i bashkëpunimit për përmirësimin e cilësisë në arsim.

EkoHigjiena

Gjatë diskutimit, secili drejtor pati mundësinë të paraqesë situatën në institucionin që udhëheq, ndërsa drejtori Rexhepi theksoi përkushtimin për transparencë, mbështetje dhe zgjidhje konkrete në shërbim të nxënësve dhe stafit arsimor. Dyert e Drejtorit të DKA-së do të jenë të hapura për të gjithë drejtuesit e IEA-ve.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe zyrtarët e DKA-së. “Drejtoria Komunale e Arsimit mbetet e angazhuar për një sistem arsimor më cilësor dhe më funksional për të gjithë”, ka thënë drjetori i DKA-së, Jeton Rexhepi.  /2LONLINE/