Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” nesër do te jepet shfaqja “Prapa Ekranit”
Nesër e mërkurë, në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, me fillim në ora 14:00, do të jepet shfaqja forum-teatër “Prapa Ekranit”, me dramaturgji dhe regji nga Zana Hoxha, e cila rikthehet për të hapur një debat të domosdoshëm mbi dhunën psikologjike dhe abuzimin online.
Në skenë zbërthehen marrëdhëniet e një grupi studentësh dhe profesoreshës së tyre, të cilët përballen me manipulimin, kontrollin, presionet digjitale dhe ndikimin e “manosferës” në jetën e tyre të përditshme. Përmes metodës interaktive të forum-teatrit, publiku bëhet pjesë aktive e procesit: ndërhyn, propozon zgjidhje dhe rifillon skenat për të gjetur mënyra konkrete për t’u përballur me dhunën online.
Aktorët: Ismail Kasumi, Qendresa Kajtazi, Anisa Ismaili, Edlir Gashi, Albana Gashi
Kjo shfaqje organizohet nga Artpolis, me mbështetje të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe East West Management Institute. /2LONLINE/
