DYLON

Reagon Burhan Isufi i PDK-së, mungojnë kushtet elementare për një seancë normale

Reagon Burhan Isufi i PDK-së, mungojnë kushtet elementare për një seancë normale
Avatar photo Redaksia

“Sot, në seancën e Kuvendit Komunal, po përballemi me mungesë të kushteve elementare për mbajtjen e një seance normale dhe dinjitoze. Nuk funksionon zërimi brenda sallës, çka e bën të pamundur ndjekjen e diskutimeve siç duhet, ndërsa edhe transmetimi po has në probleme të vazhdueshme”, thuhet në reagimin e Burhan Isufit, anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së.

Sipas tij, kjo situatë është e papranueshme. Seancat e Kuvendit duhet të zhvillohen me standarde të larta teknike dhe me transparencë të plotë për qytetarët. Kur mungojnë kushtet bazë, dëmtohet puna institucionale dhe besimi publik.

EkoHigjiena

“Kërkojmë që urgjentisht të krijohen kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të seancës dhe për garantimin e transparencës ndaj qytetarëve”, thotë Isufi i PDK-së.  /2LONLINE/