DYLON

Mimoza Kadriu: Në fokus përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Gjilanit

Mimoza Kadriu: Në fokus përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Gjilan, Mimoza Kadriu, ka nisur angazhimin e saj zyrtar me një takim pune me drejtorin e Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), Basri Kamberi, ku sipas saj, në fokus ishte avancimi i shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Gjilan.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat aktuale në sektorin e kujdesit parësor shëndetësor, nevojat prioritare të institucioneve shëndetësore si dhe mundësitë konkrete për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj pacientëve.

EkoHigjiena

Kadriu tha se theks i veçantë iu kushtua rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve, transparencës institucionale dhe garantimit të qasjes së barabartë për të gjithë qytetarët në sistemin shëndetësor.

Drejtoresha Kadriu u zotua për angazhim maksimal në shtyrjen përpara të politikave shëndetësore lokale, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimin e kushteve më të mira të punës për profesionistët shëndetësorë, me qëllim që qytetarët të marrin shërbime cilësore, humane dhe në kohë.

Nga ana e tij, drejtori i QKMF-së Basri Kamberi e vlerësoi takimin si konstruktiv, duke shprehur besimin se përmes bashkëpunimit të ndërsjellë do të arrihet rritja e cilësisë, efikasitetit dhe qasjes së barabartë në shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët./2LONLINE/