DYLON

Cikël poezish – Arsim Halili

Cikël poezish – Arsim Halili
Avatar photo Redaksia

Arsim HALILI
SHENJTIT MBAJNË DITAR PËR MËKATET E TYRE
(Cikël poezish)

1946. M
Në tridhjetë e gjashtë lëkurat
e zhburavitura nga dhembja
Nuk e ndeze dot cigaren e fundit Z

EkoHigjiena

Secila lëkurë e rënë
Gjakosi fundin e onikogramit
me anatomi të zbehtë

Ornamente të skuqura
krijove në muzeun e heshtjes

Atë natë nuk deshte t’i ngjaje Judes
me mjekrën e zgjatur demode

janar 2026

HIJEZEZA S
Secilt mantel i preve xhepin
për inatë të Rozafës

Hija e Charles T. Barney
Fshihet në kala

Marubi mbështjell nëntëdhjetë e shtatë herë
imazhin gri të qytetit

Rozafës nuk i ka hije të buzëqeshë
për simotrën e saj S

Burrat murosen nga një djep bosh
Në pritje që smeraldi të shkëlqej

Eshtë vonë të pihet kafe e hidhur
në pedonale të zbrazët

Janar 2026
_____________________________
Rozafa – figure mitologjike shqiptare e murosur në Kalanë e Shkodrës.
Charles T. Barney-bnakiet financier I njohur amerikan me fund tragjik 1907

KËNDE NËNLËKURORE
Si mund t’i besoj Gausit
Secili kënd thyhet
Alfa grimcon gjymtyrët nënlëkurore

Si mund t’i besoj Gausit
Secili kënd i Nilit pritet në Jerusalem

Herioglifet shprushin venat
Kah këndi delta
Në secilën hapësirë boshe
Gausi mund ta emëroj një oborrtar të krisur
T’i masin gurët kilometrik pa formë

Gausit mund t’i besoj
Për misteret e shekujve
Për secilin numër mund
Ta boshatis një qytet gërmadhë

Janar 2026
__________________________
• Carl Frdrih Gaus matematicien I njohur gjerman ( 1777-1855) i njohur edhe si princ i matemtikanëve

VITRINAT PUBLIKE
Në raft fshihen koleksioni i kukullave rozë
Secili model shitet para se në vitrinat publike
Të ngatrrohen emrat e kukullave

Ndoshta bëhet vonë kafshohen nëntokësorët

Shkurt 2026

MËLLENJAT NUK MËKATOJNË
Në grigja të zbehta
Ateruan mëllenjat me tatuazhin K…

Mëkati Polifemit u rrotullua në det
Shtatëqind herë
Ata nuk erdhën në pelegrinazh të shenjtë

Mëllenjat me fytyrë akulli
Nuk tremben nga simfonia e shurdhër

Sa herë përgjaken gishtat e mëllenjave
Lëkura e mollës së ndaluar thartohet
Edeni zbret në horizont të anatemuar

Ditën e tetë mëllenjat shtegtuan
Të shpëtojnë Artemidën e vetmuar
Shenjtit mbajnë ditar për mëkatet e tyre

Shkurt 2026
____________________
• Polifemi – figure mitologjike ose ciklop djali i perendisë së detit Poseidonit
• Artemida figure mitologjike greke vajza e Zeusit ose perendeshë e gjuetisë së natyrës së egër