Mbi 2 mijë e 550 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 553 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 67 aksidente trafiku, një me fatalitet, 26 me lëndime dhe 41 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 16 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 1 është dërguar në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
