DYLON

Artisti dhe arti i tij epikë!

Artisti dhe arti i tij epikë!
Avatar photo Redaksia

Në një kohë kur kultura ka për figura me përvojë reale nga terreni dhe me vizion, pa dyshim që Naser Berisha do të ishte njeriu i denjë për zëvendësministër të Kulturës, sepse përfaqëson kombinimin e rrallë të përvojës artistike, autoritetit moral dhe kuptimit më të thellë të rolit të kulturës në zhvillimin shoqëror.

Prania e tij në institucione do të sillte jo vetëm ekspertizë profesionale, por edhe kredibilitet publik dhe frymë motivuese për komunitetin artistik edhe nga mërgata.

EkoHigjiena

Naser Berisha nuk është thjesht një emër i njohur në skenën artistike, por një personalitet që e ka ndërtuar rrugëtimin e tij përmes punës konkrete, artit të mirëfilltë, angazhimit të vazhdueshëm dhe lidhjes së drejtpërdrejtë me komunitetin.

Përvoja e tij shumëvjeçare në art dhe kulturë do të sillte në institucione një qasje realiste dhe të balancuar mes krijimtarisë dhe politikëbërjes kulturore. Ai e njeh nga afër sfidën e artistit, mungesën e mbështetjes sistematike, nevojën për hapësira krijuese dhe rëndësinë e promovimit ndërkombëtar. Pikërisht kjo përvojë nga “terreni” e bën atë një zë autentik për komunitetin artistik, duke garantuar që politikat kulturore të mos mbeten vetëm në letër, por të përkthehen në mbështetje konkrete.

Një figurë me reputacion dhe lidhje të natyrshme me diasporën, do të mund të shërbente si pikë bashkimi, duke forcuar diplomacinë kulturore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në mandatin e ri të qeverisë Kurti III, përfshirja e një përfaqësuesi me peshë nga Anamorava do të ishte gjithashtu një mesazh i rëndësishëm për balancimin rajonal për përfaqësim gjithëpërfshirës.

Anamorava ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në kulturë, arsim dhe rezistencë kombëtare, por shpesh ka mbetur nën përfaqësim në nivelet më të larta vendimmarrëse.

/Sabedin Sinani/