Tërhiqet shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës, Gjilani do të ballafaqohet me Ballkanin
Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur sot shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra gjilanase, SC Gjilani do të ballafaqohet me Ballkanin.
Përndryshe, në prani të kryetarit të Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, administratorit të Superligës dhe Ligës së Parë, Agron Shosholli, si dhe përfaqësuesve të klubeve, janë përcaktuar çiftet që do të garojnë për një vend në gjysmëfinale.
“Kjo fazë e garës pritet të sjellë duele mjaft të forta, me skuadra që synojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin kosovar dhe daljen në Evropë përmes suksesit në këtë garë. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 4 dhe 5 mars”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Çiftet e çerekfinales:
Ballkani – Gjilani
Dukagjini – Feronikeli 74
Llapi – Malisheva
Ferizaj – Vushtrria
