Artistë nga Kosova mysafirë në Lindenthal – Köln
Në kuadër të ekspozitës kolektive “Wie Zugvögel” (“Si zogjtë shtegtarë”), artistë nga Kosova janë të ftuar në Kunsthalle Lindenthal në Köln, si rezultat i një bashkëpunimi kulturor dhe shkëmbimi artistik mes artistëve të Kosovës dhe Gjermanisë.
“Zogjët Fluturues” është një ekspozitë kolektive që bashkon artistët nga Kosova dhe Gjermania në një dialog mbi levizjen, lirinë dhe migrimin, udhëtimi dhe takimi me kultura të tjera zgjerojnë horizontin, sfidojnë perceptimet dhe rrisin kreativitetin. Pas vizitës së artistëve gjermanë në Gjilan në vitin 2023 dhe përjetimit të mikpritjes së jashtëzakonshme në Kosovë, tani me ftesë të artisteve në Köln përsëri së bashku në një arenë të përbashkët.
Në këtë ekspozitë marrin pjesë artistët:
Michael Baerens, Ingrid Bahß, Albert Brahaj, Gezim Brestovci, Patricia Falkenburg, Agii Gosse, Bekim Korça, Arbenita Kërqeli, Doris Maile, Petrit Maliqi, Doruntinë Matoshi, Lindita Mehmeti, Georg Petermann, Arta Ramadani, Christiane Rath, Caspar Reuter, Lulzim Ramushi, Sabri Shaqiri, Besart Selimi, Marina Skepner, Andrea Interschick, Artin Ymeri, Kushtrim Zeqiri, Malisa Zymberi dhe Din Azizi.
Kuratorë: Christiane Rath
Ekspozita përfaqëson një urë lidhëse mes dy vendeve, duke dëshmuar se arti mbetet një gjuhë universale që bashkon kultura dhe njerëz. /2LONLINE/
