QKMF: Dhoma për promovim dhe edukim shëndetësor
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, funksionon Dhoma për Promovim dhe Edukim Shëndetësor, e dedikuar për pacientët me sëmundje kronike si diabeti, astma dhe hipertensioni.
“Ftojmë të gjithë pacientët që jetojnë me këto sëmundje të paraqiten çdo ditë pune nga ora 07:00 – 14:00, për të përfituar shërbime profesionale që ndihmojnë në menaxhimin sa më të mirë të gjendjes së tyre shëndetësore dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës”, thuhet në njoftimi ne kësaj qendre..
Në kuadër të kësaj dhome ofrohen:
• Këshillim profesional për menaxhimin e diabetit, hipertensionit dhe astmës
• Edukim mbi mënyrën e jetesës së shëndetshme dhe aktivitetin fizik
• Udhëzime për përdorimin korrekt të terapisë dhe monitorimin e rregullt të shëndetit
• Plane individuale ushqimore sipas kategorisë së sëmundjes
• Mbështetje për parandalimin e komplikimeve. /2LONLINE/
