Kamenicë: Mbahet mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë dhe Financa
Sot është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e kësaj legjislature të Kuvendit Komunal të Kamenicës.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera e ka hapur këtë mbledhje duke kërkuar propozime për rend dite.
Në mungesë të propozimeve për rend dite, mbledhja ka vazhduar sipas rendit të ditës të paraparë:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2. Të ndryshme.
Me të gjitha votat për, ka kaluar pika e parë e rendit të ditës.
Kurse për pikën e dytë, asambleisti nga radhët e PDK-së ka kërkuar nga Drejtoria e Investimeve Kapitale listën e projekteve që ka kjo drejtori, duke kërkuar edhe detaje rreth kontratave në fjalë si dhe progresin në raport me to. /2LONLINE/
