Ushtria dhe Policia e Kosovës, parakaluan me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore për shënimin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në praninë e udhëheqësve shtetërorë, mysafirëve e qytetarëve të shumtë parakaluan ushtarët dhe policët e Kosovës.
Parakalimi ceremonial u realizua në frymën e respektit dhe krenarisë shtetërore, duke pasqyruar nivelin e përgatitjes profesionale, disiplinës dhe përkushtimit të institucioneve të sigurisë në shërbim të sovranitetit, rendit dhe sigurisë së qytetarëve. Institucionet e sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuara në realizimin e misionit të tyre kushtetues, në mbrojtje të integritetit territorial, rendit publik dhe vlerave demokratike të Republikës së Kosovës.
Urime të gjithë qytetarëve 18 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
