Ahmet Isufi ligjëron para ushtarëve të FSK-së për rrugën që ka kaluar Kosova deri në Pavarësi!
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka njoftuar se ka ligjëruar para efektivit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për rrugën e Kosovës drejt pavarësisë.
“Kjo rrugë që gjenerata të shumta kanë sakrifikuar për liri u përmbyll me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me transformimin shoqëror e krijimin e shtetit të ri me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Isufi, ttransmeton 2LONLINE.com.
Sipas tij, proceset në të cilat kaloi Kosova janë produkt i angazhimit të faktorit të brendshëm që harmonizoi qëndrimet me botën përparimtare dhe u arrit liria e pavarësia.
“Synimi kryesor tani është antarësimi në NATO e në BE në mënyrë që në vendin tonë e në rajon të ketë siguri e paqe. Faleminderit Komandantit Arben Avdyli dhe të gjithë ushtarëve e eprorëve të FSK-së, për kujdesin dhe interesimin. Urime Pavarësia e Kosovës”, ka thënë Ahmet Isufi, Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Karadakut. /2LONLINE/
