Prokuroria Themelore në Gjilan: Tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, brenda 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tri raste të ndara, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste me urdhër të prokurorit kujdestar, me datë 12 shkurt 2026, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, njëri i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 dhe tjetri i dyshuar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, “Sulmi” nga neni 184 dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i Kodit Penal të Kosovës.
Ndërsa, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale” Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 12 shkurt 2026 ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve “,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve‘’. /2LONLINE/
