DYLON

Spitali i Gjilanit prezanton punën e Repartit të Pediatrisë

Spitali i Gjilanit prezanton punën e Repartit të Pediatrisë
Avatar photo Redaksia

Spitalin i Përgjithshëm i Gjilanit  përmes një njoftimi ka bërë me dije se gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, në Repartin e Pediatrisë dhe ambulancat specialistike janë regjistruar:  14, 706 vizita ambulantore, 809 pranime në repart, 866 raste në observim, 16 transfere në QKUK – Prishtinë

“Në kuadër të punës sonë janë realizuar ndërhyrje dhe shërbime specialistike, si: trajtimi i konvulsioneve febrile, laringjiteve subglotike, bronkioliteve, si dhe ekzaminime EKG, ECHO dhe ultrazë të abdomenit. Janë zhvilluar gjithashtu konsultime të vazhdueshme me shërbimet e tjera spitalore, si dhe prezantime të rasteve specifike që kërkonin konsultim ekipor, qoftë për trajtim, qoftë për transfere në QKUK”, thuhet tutje në njoftim.

EkoHigjiena

Aktiviteti  i këtij Reparti është i orientuar drejt rritjes së efikasitetit në trajtimin e fëmijëve, me qëndrime sa më të shkurtra spitalore dhe shfrytëzueshmërinë e kapaciteteve.  /2LONLINE/