DYLON

NPL “Tregu”: Vazhdon mirëmbajtja e hapësirave publike

NPL “Tregu”: Vazhdon mirëmbajtja e hapësirave publike
Avatar photo Redaksia

“Gjatë ditës së sotme është realizuar inspektim në terren në kuadër të zbatimit të plotë të marrëveshjes për mirëmbajtjen e hapësirave publike, sipas marrëveshjes me Komunën e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes Publike Lokale “tregu”, Gjilan.

Inspektimi ka përfshirë lokacionet Zhegër, Demiraj, Haxhaj, Cërnicë, Penda në Livoç dhe Malishevë.

EkoHigjiena

Inspektimet në lokacionet tjera do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim në mënyrë që të sigurohet zbatim i plotë i marrëveshjes, standard i njëjtë i mirëmbajtjes dhe shërbime cilësore për të gjitha hapësirat publike, në funksion të një mjedisi më të pastër dhe më të rregullt për qytetarët”, thuhet në njoftimin e NPL “Tregu”.   /2LONLINE/