DYLON

Në Preshevë do të mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”

Në Preshevë do të mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”
Avatar photo Redaksia

Të hënën me 15 dhjetor, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, hapet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”, i cili do të përfundon me 20 dhjetor.

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, Naser Nuredini, tha se në këtë festival marrin pjesë trupat teatrore nga të gjitha trojet shqiptare, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Teatri i Preshevës.

EkoHigjiena

Sipas tij festivali ka karakter garues, kurse për çmimet e festivalit vendos juria profesionale e caktuar nga organizatori.

“Këtë vit realizohet edicioni i 20-të i festivalit, një jubile shumë i rëndësishëm kulturor”, tha Naser Nuredini. 

Drejtori më tej shtoi se për të gjithë artdashësit me programin e Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”-Presheva 2025.

Ai tha se nga 15 dhjetori për gjashtë ditë radhazi Teatri i Qytetit, janë mikpritësit  e preshevarëve dhe mysafirëve nga gjithë anët e shqiptarisë.

“Ejani të qeshim së bashku”, tha drejtori Naser Nuredini.

Hapja e festivalit nisë me shfaqjen “Vetmi në perëndim” me autor Martin Mcdonagh dhe regji të Afeida Boriçit nga Shtëpia e Kulturës- Tetarit të Qytetit “Abdulla Krashnica” nga Presheva.

Të martën, jepet shfaqja “ART” nga Yasmina Reza, regjisor Bashkim Ramadani, produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Të mërkurën jepet shfaqja “Njeriu që pa vdekjen me sy” me autor Viktor Eftimiu, nën regji të Elmir Sejfullait, e cila vihet në skenë nga Teatri i Gostivarit.

Të enjtet shfaqet “Gënjeshtra” me autor Florian Zeller dhe regji të Ekrem Sopit, nga në Teatri i Gjilanit.

Të premten jepet shfaqja  “Dramë për të qeshë”, me autor dhe regjisor Sulejman Rushiti nga Teatri i Tetovës.

Të shtunën edicioni i 20-të i festivalit, mbyllet me shfaqjen “Komisar Daltoniko në Teatër”, një prodhim i Qendrës teatrore Naun Shundi-Zonja e Bujtinës nga Tirana  me tekst të dramaturgut italian Giuseppe Della Misericordia me përshtatje dhe regji nga Naser Shatrolli.  /2LONLINE/