DYLON

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur një trajnim për Edukimin Medial

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur një trajnim për Edukimin Medial
Avatar photo Redaksia

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, është mbajtur një trajnim për Edukimin Medial, kanë marrë pjesë 37 nxënës, të cilët kanë thelluar njohuritë e tyre për informimin, por edhe dezinformimin, me theks të veçantë se si të mbrohemi nga to në botën e vërshuar nga informacionet që vijnë nga shumë anë.

Trajnimi ka qenë njëditor  i mbajtur nga Organizata Action for Democratic Society (ADS) / hibrid.info, anëtare e UNESCO Media and Information Literacy Alliance, në trajnimin që kishte të bëjë me Edukimin Medial.

EkoHigjiena

Ky trajnim është mbajtur në dy sesione, për mësimdhënës dhe nxënës e programi ka qenë i mbështetur nga Bashkimi Evropian, synon t’u ofrojë nxënësve aftësi praktike, kritike dhe digjitale përmes trajnimeve interaktive dhe të strukturuara.

Trajnimi kishte të bëjë me zhvillimin e aftësive bazë të edukimit medial dhe mendimit kritik e që kishte të bëjë me Identifikimin e keqinformimit dhe dezinformimit; Kuptimin e paragjykimeve mediatike dhe Përdorimin e përgjegjshëm të përmbajtjes digjitale.  /2LONLINE/