Studio Foto Fari dhuron seancë fotografike falas për fëmijët me nevoja të veçanta
Në këtë fundviti, Studio Foto Fari, nga data 10.12.2025 deri më 20.12.2025, nga ora 09:00 – 13:00), dhuron një seancë fotografike falas për fëmijët me nevoja të veçanta, shoqëruar nga familjarë të tyre, për të ruajtur në foto dashurinë, unitetin dhe buzëqeshjet e sinqerta.
Në njoftim thuhet se:
“Çdo fëmijë është një univers drite, dashurie dhe force. Fëmijët me nevoja të veçanta na mësojnë çdo ditë se bukuria nuk matet me standarde, por me zemër”.
“Çdo fëmijë është i çmuar dhe çdo familje meriton një kujtim të përhershëm”.
Nga Foto Fari bëjnë me dije se rezervimet janë të obligueshme. /2LONLINE/
