Policia në kërkim të dy të dyshuarave për vjedhje, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave
Policia në kërkim të dy të dyshuarave për vjedhje, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.
KATEGORIA E VEPRËS PENALE
Vjedhje ( nga neni 313)
PËRSHKRIMI:
Datëlindja: E panjohur
Adresa e banimit: E panjohur
Komuna: E panjohur
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi është duke ndërmarrë të gjitha veprimet operativo-hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në njofitmin e policisë. /2LONLINE/
