DYLON

Derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve, janë goditur nga rryma

Derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve, janë goditur nga rryma
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se dy persona janë goditur nga rryma të hënën në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan, pasi ishin duke punuar në ndërrimin e njehsorëve.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve, janë goditur nga rryma. Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të policisë.

EkoHigjiena

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /2LONLINE/

Raporti i policisë

ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Rr. Skënderbeu, Gjilan / 01.12.2025 – 12:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar në ndërrimin e njehsorëve, janë goditur nga rryma. Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.