Lukas Mandl vazhdon ligjëratat për studentët e FSHS-së në UKZ
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, në kuadër të programit Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane, po ndjekin ligjëratat me prof. Lukas Mandl, eurodeputet në Parlamentin Evropian, njëherësh Doctor Honoris Causa i Universitetit Publik “Kadri Zeka”.
Profesori Mandl po mban ligjërata me studentët e vitit të dytë të programit MNSE, në kuadër të lëndës “Unioni Evropian dhe Shtetet e Ballkanit Perëndimor”. Këto ligjërata u ofrojnë studentëve një perspektivë të drejtpërdrejtë mbi funksionimin e institucioneve të BE-së, proceset e integrimit dhe rolin e rajonit në zhvillimet evropiane.
Gjatë ligjëratës, z. Mandl foli për rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, sfidat aktuale dhe rrugët e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua edhe mundësive për praktika profesionale në institucionet evropiane. Z. Mandl shprehu gatishmërinë për krijimin e bashkëpunimeve që do t’u mundësonin studentëve të zhvillonin praktika jashtë vendit dhe të fitonin përvoja të rëndësishme ndërkombëtare.
Universiteti ynë e vlerëson bashkëpunimin me z. Mandl, i cili përmes angazhimit të tij po kontribuon në pasurimin e përvojave akademike të studentëve dhe në forcimin e lidhjeve me institucionet evropiane. Këto ligjërata përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të mundësive profesionale dhe akademike për studentët e FSHS-së të UKZ-së. /2LONLINE/
